Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, Kurti takohet në privat me Limajn
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë takuar sot në një restorant në Prishtinë, por ende nuk dihet nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për daljen nga ngërçi politik, që do të mundësonte krijimin e institucioneve të reja. Ndërkohë më herët konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka deshtuar për herë të 49-të. Deputeti i Vetevendosjes Artan Abrashi, tha se partia e tij është konstruktive dhe u bëri thirrje deputetëve të partive të tjera që të hapin rrugë për formimin e institucioneve të reja. Levizja Vetëvendosje si parti fituese...