Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Përpjekja e 49-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish sot, për shkak të pamundësisë për të formuar Komisionin për votimin e fshehtë. Edhe kësaj here, nuk u arrit kuorumi i nevojshëm: vetëm 50 deputetë votuan në favor të formimit të komisionit, ndërkohë që nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim.Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi se seanca do të vazhdojë të hënën, më 21 korrik, në orën 11:00.“50 deputetë kanë votuar për, kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Për sot ndërpritet seanca. Vazhdon më 21 korrik në orën 11:00”, deklaroi Dehari.Dështimi i...
Burimi: Diasporashqiptare.al