Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë hotelit, vihet nën hetim administratorja në Dhërmi
Autoritetet në Dhërmi kanë identifikuar një hotel, që derdhte ujërat e zeza në një përrua pranë objektit, duke shkaktuar ndotje të ambientit përreth. Sipas policisë, impianti i trajtimit të ujërave të ndotura i këtij hoteli ishte jashtë funksionit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal, në gjendje të lirë, për administratoren e hotelit, 46-vjeçaren me iniciale E. M., 46 vjeçe. Ajo do të hetohet për veprën penale “Ndotja e ajrit, ujërave dhe tokës”. Ndërkohë, nga ana e Task-Forcës së Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Tiranë, u vendos masë administrative ndaj...