Nis numërimi i votave në Tepelenë
Ka nisur procesi i numërimit të votave për Bashkinë Tepelenë. Pjesëmarrje në zgjedhjet e sotme në këtë bashki ishte 34,63%. Në këtë bashki kandidojnë Gramoz Sako nga Partia Socialiste dhe Gabriel Guma, kandidat i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike.
Përfundon numërimi i kutisë së Parë në Tepelenë, ja rezultati në fshatin e Gramos Sakos
Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë në Bashkinë Tepelenë. Ajo ishte qendra e votimit të fshatit Nivicë, prej nga ku ka origjinën kandidati i PS-së, Gramos Sako. Ai ka marrë 199 vota ndërsa kandidati i PD-së, Gabriel Guma, ka marrë vetëm 6 vota. Siç ka thënë 10 vite më parë edhe Tërmet Peçi, pritet […]
Zgjedhjet lokale në Kosovë, si ndahet harta pas balotazhit, ja kush fitoi e kush humbi
Sipas rezultateve preliminare të balotazhit shumicën e komunave në zgjedhjet lokale në Kosovë i kanë fituar Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në të dy raundet ka arritur të fitojë në 7 komuna. Më 12 tetor fitoi në Shtime, Kamenicë dhe […]
Vetëvendosja humb Prishtinën/ Minxhozi: Dy beteja të humbura për Kurtin, zgjedhjet e parakohshme do sjellin surpriza
Përparim Rama prin bindshëm në Prishtinë, duke lënë pas kandidatin e Vetëvendosjes Hajrulla Çeko. Analisti politik Skënder Minxhozi komentoi për ABC News zgjedhjet e mbajtura në Kosovë në 18 komunat e tij. Minxhozi tha se Kurti gjatë këtij viti kalendarik pati dy beteja të humbura, atë të krijimit të qeverisë ndonëse fitoi zgjedhjet, si dhe […]
Dy gola për dy minuta, Celta Vigo-Barcelona nis vrullshëm (video)
9 Nëntor 2025 21:19 Telesport Ndeshja përmbyllëse e javës së 12-të në La Liga mes Celta Vigo-s dhe Barcelonës ka nisur vrullshëm. Katalanasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të me Robert Lewandowski-n, polaku shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas një prekje të topit me dorë brenda […]
Mjafton goli fantastik i Lautaros, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lazio-s (video)
9 Nëntor 2025 21:34 Telesport Inter-Lazio, është ndeshja e fundit e javës së 11-të në Serie A. Pjesa e parë në sfidën që po luhet në “San Siro” është mbyllur 1-0 për zikaltrit. Ishte minuta e dytë, ku pas një aksioni të gjatë dhe pasimit të marrë nga Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez mposht Provedel me […]
Besëlidhja e Apolonia të pamposhtura dhe komandojnë Superligën, triumfojnë edhe Tirana e Vllaznia
Janë zhvilluar takimet e raundit të 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Besëlidhja kampione vazhdon të jetë e pamposhtur (bashkë me Apoloninë), duke triumfuar sot thellë 103-59 ndaj Kamza Basket. Ndeshje e komanduar nga lezhjanët, ku plot 11 lojtarë realizuan në koshin e skuadrës kamzali (Edmonds me 18 pikë më i miri). Fitore të […]
5 gola të shënuar në pjesën e parë, Celta Vigo dhe Barcelona dhurojnë spektakël (video)
Celta Vigo ka treguar vitet e fundit që është një ekip “ters” për Barcelonën, ku i ka nxjerrë jo pak probleme, sidomos në sfidat që luhen në “Estadio de Balaidos”. Pjesa e parë në përballjen që po luhet aktualisht është mbyllur 2-3 për katalanasit, të cilët kaluan të parët në avantazh në minutën e 9-të […]
Pjesëmarrja më e ulët historike/ Zgjedhjet e pjesshme vendore, votuan vetëm 18.7% e qytetarëve, ja arsyet
Në zgjedhjet e pjesshme vendore që u zhvilluan këtë të diel në 5 bashki të vendit, shënuan numrin më të ulët të pjesëmarrjes në votime, të regjistruar në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri. Në bashkitë e Vlorës, Beratit, Tepelenës, Cërrikut dhe Matit votuan vetëm 18.72% e qytetarëve me të drejtë vote. Ky është rekordi më […]
Zgjedhjet në 5 Bashki/ Pjesëmarrja 18.45 %, nis numërimi në Tepelenë, për herë të parë me…
Ora 18:00, ka shënuar përfundimin e orarit zyrtar të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore. Në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat e Cërrik u votua këtë të dielë për kryebashkiakun e ri, ku në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita. Zgjedhje e pjesshme lokale erdhën si pasojë e largimit […]