Po riparonte kabullin dhe ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër
1Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top […]
Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq “Buzi Store”
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq bisnesin “Buzi Store”, për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”. Në përfundim të hetimeve rezultoi se kompania ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore. Kjo veprimtari rezultoi e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit dhe […]
Zgjedhjet në Mat/ Voton kandidatja e pavarur, Suzana Pasha: Jam dhe vazhdoj të jem socialiste ndonëse idetë tona u ndanë
Suzana Pasha, kandidatja e pavarur në Bashkinë e Matit ka votuar pak momente më parë. Në një prononcim për mediat, ajo u shpreh se procesi është i qetë, ndërsa uroi që garën ta fitojë kandidati më i mirë. Ajo u ndal tek bindja e saj politike, duke thënë se ka qenë dhe është socialiste, ndonëse […]
Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki/ KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes deri në orën 10:00, bashkia Mat me numrin më të lartë të votuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në votim për zgjedhjen e 5 kryebashkiakëve të rinj në vend. Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 10:00, pjesëmarrja dhe numri i votuesve në këto 5 bashki është si më poshtë: Bashkia Vlorë: 3.16% pjesëmarrje, 4,703 votues. Bashkia Berat: 5.39% pjesëmarrje, 3,934 votues. Bashkia Cërrik: […]
Kandidati Pavllo Shkarpa u bën thirrje beratasve për votim: Luftën e kam me shtetin, Berati ka nevojë për ndryshim
Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Partia Demokratike, Pavllo Shkarpa, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në votime, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve për të ardhmen e qytetit. Gjatë një deklarate për mediat, Shkarpa u shpreh se synon të projektojë një të ardhme ndryshe për Beratin, ndërsa akuzoi pushtetin aktual për varfërim dhe […]
Britania do të dërgojë trupa dhe pajisje ushtarake në Belgjikë pas ndërhyrjeve me dronë të dyshuara ruse
Ushtria britanike do të ndihmojë në forcimin e mbrojtjes ajrore të Belgjikës pas një serie ndërhyrjesh me dronë në hapësirën e saj ajrore, që dyshohet se janë kryer nga Rusia. Personeli dhe pajisjet ushtarake britanike janë nisur drejt Belgjikës, pas një kërkese të bërë në fillim të javës nga homologu belg i kreut të forcave […]
Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër
Një shtetas ka humbur jetën në Shkodër teksa ka mbetur në korent në një shtyllë elektrike. Shtetasi dyshohet se është punonjës i kompanisë së internetit dhe gjatë punës së tij ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.
Balotazhi në Kosovë/ Qytetarët e 18 komunave u drejtohen sot kutive të votimit
FOTO ILUSTRUESE KOSOVË-Në Kosovë po zhvillohet këtë të dielë balotazhi për zgjedhjet lokale në 18 nga 38 komunat e vendit. Komunat që zhvillojnë balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti. Garat më të forta konsiderohen ato për Prishtinën dhe […]
Zgjedhjet lokale në Kosovë, qendrat e votimit të hapura deri në 19:00
Vendvotimet në të gjitha komunat në Kosovë ku zhvillohet balotazhi do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00, sipas Komisionit Zgjedhor të Kosovës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 qendra të votimit, me gjithsej 1.648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt. Ndërsa, për votim […]
Kur publikohet rezultati i zgjedhjeve për 5 bashkitë? Celibashi: Procesi përfundon…
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e pjesshme do të përfundojë të hënën në drekë. “Dreka e ditës së nesërme do jetë përfundimi i procesit të numërimit në të 5 bashkitë. Qartazi varet nga pjesëmarrja, por nëse pjesëmarrja do jetë ajo e vitit 2023, me shumë mundësi […]