Iu arratis policisë me makinë, por përfundoi në një bar: 4 të vdekur dhe 11 të plagosur në Florida
Katër persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pasi një makinë që po i shpëtonte policisë u përplas me turmën përpara një bari të mbushur me njerëz në Tampa, Florida. Sipas policisë së Tampës, ngjarja ndodhi rreth orës 00:40 të mëngjesit të së shtunës, kur një njësi ajrore vuri re një makinë […]
“Jam mysliman”, si po sfidon pritshmëritë ndaj emigrantëve kryebashkiaku i New York
Nga Atul Dev, The Guardian Në mbarë vendin, goditja e Donald Trump ndaj emigrantëve ka tronditur lagje, ka ndarë familje dhe ka shkaktuar panik në komunitete. Por në New York, të martën në mbrëmje, Zohran Mamdani, kryetari i parë mysliman i kësaj bashkie, një emigrant nga Uganda, zgjodhi të theksojë identitetin e tij. “New York do […]
Bezzechi triumfon në Portimao, Alex Marquez e Acosta ngjiten në podium, rrëzohet Bagnaia
9 Nëntor 2025 14:49 Telesport Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, triumfoi sot në garën e Cmimit të Madh të Portugalisë në MotoGP, zhvilluar në pistën e Portimao. Ky është suksesi i dytë sezonal për Bezzecchi, që triumfoi në një garë të dominuar nga xhiro e parë deri tek e fundit. Italiani e nisi garën […]
“Përdor hallet e Elbasanit për fasadë”/ Anëtarja e këshillit bashkiak kundër deputetes Çapja në seancën me KLSH
Pedagogia dhe anëtarja e PD në Këshillin Bashkiak Elbasan, Doris Madhi, ka reaguar pas seancës raportuese të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Parlament, ku u shfaq edhe deputetja e PD në Elbasan, Klodiana Çapaj, duke i drejtuar një pyetje kreut të KLSH-së, Arben Shehu, nëse kishte referuar në SPAK konstatimet gjatë auditimit në Bashkinë […]
Vijon procesi zgjedhor, 13.39% pjesëmarrje deri në orën 14:00 në 5 bashkitë e vendit
Qytetarët në pesë bashki të vendit po ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore, të cilat nisën sot në orën 07:00. Deri në orën 14:00, pjesëmarrja ka arritur 13.39%, ndërsa pritet që rreth 334 mijë qytetarë me të drejtë vote t’i drejtohen 472 qendrave të votimit deri në orën 18:00 […]
Rama publikon pamjet: Gati transformimi i infrastrukturës rrugore të Unazës në Durrës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri, për transformimin e infrastrukturës rrugore të Unazës në Durrës. “Kantieri për transformimin e infrastrusturës rrugore të Unazës në Durrës”, shkruan Rama. Pamjet tregojnë ecurinë e punimeve në zonën kodrinore të qytetit bregdetar.
Qëlloi me kallash në ajër pas një konflikti me një person, pranga 42-vjeçarit në Tepelenë
Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi qëlloi në ajër me kallashnikov si shenjë kërcënimi për një 48-vjeçar. Ngjarja fatmirësisht pa pasoja u regjistrua më 2 nëntor pas një konflikti mes të dyve në fshatin Peshtan. Arma e zjarrit u gjet në një zonë të pyllëzuar të këtij fshati. Ndërkohë gjatë kontrollit në […]
“PD po pranon disfatën”, Zaloshnja: “Të pavarurit” e PD nuk kanë sjellë asnjë entuziazëm
Partia Demokratike po pranon disfatën e saj zgjedhore duke mos nxjerrë kandidatë politikë në pesë bashkitë e vendit. Sondazhisti Eduard Zaloshnja, i ftuar në Abc News theksoi se strategjia e PD për t’u fshehur pas kandidatëve “të pavarur” ka dështuar dhe kjo reflektohet tek pjesëmarrja e ulët në zgjedhje. “PD po pranon disfatën. Një parti […]