Shpresat e Trump për një samit të ri me Putinin përballen me pengesa, takimi paraprak shtyhet
Planet e presidentit amerikan Donald Trump për një samit të dytë me Presidentin rus Vladimir Putin mund të vonohen, pasi takimi paraprak mes ndihmësve të tyre të politikës së jashtme është pezulluar për momentin, sipas burimeve të CNN. Takimi, që do të zhvillohej këtë javë mes Sekretarit të Shtetit amerikan Marco Rubio dhe ministrit të […]
VIDEO/ E quajti ‘president shkatërrues’, Trump përplaset me ambasadorin australian gjatë takimit me kryeministrin Albanese: As unë nuk ju pëlqej!
Donald Trump u përplas me ambasadorin e Australisë në Shtetet e Bashkuara gjatë deklaratave për gazetarët që mbulonin vizitën e kryeministrit australian Tony Albanese në Uashington. Një gazetar australian e pyeti presidentin amerikan nëse kishte shqetësime në lidhje me qeverinë e Albanese, si për shembull në lidhje me komentet kritike të Rudd në të kaluarën […]
Ish-deputetja e PD-së Zheni Gjergji emërohet drejtoreshë e spitalit të Elbasanit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal “Dr. Xhaferr Kongoli” në Elbasan. Lajmin e ka dhënë vetë ish-deputetja, përmes një postimi në rrjetet sociale. Gjergji thekson se vendimi për të pranuar detyrën nuk ishte një zgjidhje e lehtë politike, por një vendim profesional dhe njerëzor. “Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm […]
U rrëzua në lumin Fan i Vogël teksa po kthehej në banesën e tij, ndërron jetë nga mbytja 49-vjeçari në Mirditë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një person ka ndërruar jetë. 49-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumin Fan i Vogël, ku si pasojë e mbytjes ka humbur jetën. “Më datë 20.10.2025, rreth orës 22:30, shtetasi M. K., 49 vjeç, banues në fshatin Ndërfushas, duke shkuar në banesën […]
FOTOT/ Shembet një pjesë e krahut lindor të Shtëpisë së Bardhë, Trump nis ndërtimin e sallës së re të ballove me kosto 250 mln dollarësh
Një pjesë të krahut lindor të Shtëpisë së Bardhë ka nisur të shembet, për të nisur punimet për ndërtimin e një salle të re ballosh, pjesë e projektit 250 milionë dollarësh të Presidentit Donald Trump për “modernizimin e plotë” të rezidencës presidenciale. Ekipet e ndërtimit u panë duke rrëzuar hyrjen lindore dhe disa dritare, ndërsa […]
Thellohet skandali/ Princi Andrew nuk ka paguar qira par 20 vite, publikohet kontrata marramendëse. Si financohet Duka i Yorkut?
Princi Andrew nuk ka paguar asnjë qindarkë për rezidencën luksoze Royal Lodge në Windsor për më shumë se dy dekada. “The Times” ka siguruar kontratën 25-faqëshe të qirasë, e cila tregon se që prej vitit 2003, Andrew jeton në rezidencën 30-dhomëshe me një qira simbolike prej “një kokërr piperi në vit (nëse kërkohet)”, referuar shumës […]
Konflikt brenda familjes në Lushnjë, nusja dhunon vjehrrën, kërcënohet nga kushëriri i bashkëshortit
Një konflikt brenda familjes ka ndodhur në Lushnjë. Nusja ka dhunuar vjehrrën e saj, dhe më pas është kërcënuar nga kushëriri i bashkëshortit. Policia e Lushnjës ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë […]
Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë, ekstradohet nga Greqia Deni Mecolli
Akuzohet se tentoi të vriste me thikë, një shtetas, ekstradohet nga Greqia, 39-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit: D. M., 39 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në […]
Komisionerja Strakosha nën akuzë, Kalaja: Ajo harroi përgjegjësinë morale dhe nuk dha përgjigje për skandalin e patronazhimit
E ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV, ka qenë avokatja Adriana Kalaja. Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri, ajo ka komentuar deklaratat e një dite më parë të Komisioneres së Shërbimit Civil, Strakosha. Adriana Kalaja: Në fakt, në këndvështrimin tim, jo vetëm në aspektin moral që në ndërgjegjen e kësaj zonje […]
Roli misterioz i litiumit në tru dhe parandalimi i Alzheimerit
Për një kohë të gjatë, litiumi shihej si diçka që më mirë të mos hynte në trup. “Deri vonë, nuk e mendonim litiumin si diçka fiziologjikisht të domosdoshme,” thotë psikiatri Tomas Hajek nga Universiteti Dalhousie. Por tani, studimet sugjerojnë se doza shumë të ulëta mund të ndalojnë, madje edhe të përmbysin, sëmundjen e Alzheimerit dhe […]