Dalin pamjet nga sherri në “Lollipop”, dyshemeja me gjak dhe njerëz të panikosur (VIDEO)

Dalin pamjet nga sherri në “Lollipop”, dyshemeja me gjak dhe njerëz të panikosur (VIDEO)

Pamje nga vendngjarja VLORË- Pamjet që po shikoni vijnë nga Palasa, aty ku ndodhi një sherr me armë zjarri një natë më parë, në një nga klubet më të njohura, “Lollipop”. Videoja e publikuar nga JOQAlbania tregon të pranishmit që tentojnë të largohen nga vendi pasi ka ndodhur sherri. Në një moment duken dhe efektivët e policisë si dhe një pjesë e dyshemesë me gjak. ZËRI ka kontaktuar dhe me Policinë e Vlorës, por deri më tani mohohet të ketë pasur sherr me armë dhe raportohet se bëhet fjalë për një konflikt fizik pa të lënduar./ZËRI/
Burimi: Zeri.ai