Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Dajos do t’i q*het motra”, aktivisti i Lapajt kërcënoi Endrit Shabanin, REAGON “Shqipëria Bëhet”: Distancohemi nga dhuna, por nuk do ta lëmë me kaq
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të një audioje ku një aktivist i kësaj force partiake, kërcënonte dhe ofendonte Endrit Shabanin dhe Zeqir Kordhonin, i njohur si daja i Shabanit. Në reagimin zyrtar, lëvizja “Shqipëria Bëhet”, i bën thirrje të gjithë simpatizantëve, aktivistëve dhe anëtarëve të angazhuar në këtë forcë politike, të distancohen nga gjuha e dhunës, pavarësisht situatës së padrejtë, siç e cilëson kjo parti. Përplasjet mes Endrit Shabanit dhe Adriatik Lapajt, të cilët në parlamentaret e 11 Majit garuan së bashku nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, kanë ndodhur për...