Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Cezari e Pompeu, dy strategët e mëdhenj që zbarkuan në trojet shqiptare
Nga Luan Rama Deri para dy dekadash, në Evropë kishte ende njerëz që jo rrallë n’a pyesin: “Ku bije Shqipëria”? Mundoheshim të bënim një shaka që ata ta gjenin, duke u thënë se ishte në brigjet e detit Adriatik. Pastaj duke shtuar u thonim se ishte në kufi me Greqinë, pastaj me Malin e Zi. Dhe atëhere këta persona më së fundi arrinin ta gjenin se bëhejt fjalë për Shqipërinë. Ata pak gjëra dinin për Shqipërinë, dhe jo vetëm ata, por dhe shumë e shumë evropianë të tjerë. Ndërkohë që historia shqiptare është mjaft e pasur. Dhe kur ju thoje se dikur Durrësi quhej “Taverna e Adriatikut”, se atje gjente strehë Ciceroni, Agrippa, Brutus dhe se Cezari do ta rrethonte Pompeun pikërisht në fushat midis...