Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit
19 Korrik 2025 13:39 Telesport Rrugëtimit të Hakan Calhanoglu tek Inter i ka ardhur fundi. Mesfushori turk ka vendosur të largohet nga zikaltrit këtë verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Stambolli. Prej ditësh, Galatasaray është në bisedime me Interin për transferimin e Calhanoglu, oferta e tyre e parë që përfshinte 20 milionë euro në total, është refuzuar nga klubi zikaltër, i cili kërkon 35-40 milionë euro. Mediat turke raportojnë ditën e sotme, se së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglu është futur edhe Fenerbahce. Jose Mourinho ka folur personalisht me lojtarin dhe...