Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Borshi me mbi 7 km vijë bregdetare, vendi i pushimeve të qeta (VIDEO)
Vija më e gjatë bregdetare në detin Jon me më shumë se 7 km ndodhet në Borsh. Fshati turistik në jug të vendit prej vitesh ka ndërtuar identitetin e tij turistik, atë të pushimeve familjare.Përgjithësisht i dominuar nga shtëpitë e pushimit, si struktura akomoduese gjatë dekadës së fundit i janë shtuar edhe hotelet. Pushuesit shqiptarë kryesisht kryeqytetas janë të parët që i dhanë hov turizmit në Borsh e deri sot mbeten më fanatikët e bregdetit të qetë. I bekuar me natyrën, det e mal së bashku, subjektet turistike në Borsh kanë ditur të ruajnë balancën, çmimet e arsyeshme, ushqimet tradicionale,...