Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Boçi: Rama përdor teknologjinë për të mbuluar korrupsionin dhe shkatërrimin e territorit
Në një postim të fundit në Facebook, demokrati Luçiano Boçi kritikon ashpër qeverisjen e Edi Ramës, duke e përshkruar si një “delenxhi” që përdor teknologjinë për të maskuar dështimet e mëdha në politikë dhe ekonominë e vendit. Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”, të dërguar në hapësirë në janar 2023 me një kontratë prej rreth 6 milionë dollarësh, nuk kanë arritur të monitorojnë as ndërtimet pa leje, as kultivimet e paligjshme të hashashit, as zjarret që shkatërrojnë pyjet e vendit. Përkundrazi, qeveria premtoi edhe 8 satelitë të tjerë falas për të “rritur transparencën”, por realiteti është se asnjë prej tyre...