Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha pret zyrtarin e lartë pranë Fondacionit të CDU-së gjermane: 11 Maji do të denoncohet në çdo kryeqytet europian
Kryetari i PD-së, Sali Berisha priti në një takim Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e Veriut pranë Fondacionit gjerman Konrad Adenauer Stiftung (CDU). Gjatë bisedës, Berisha tha se Partia Demokratike do të vijojë fuqimisht betejën për transparencë e denoncim në nivel ndërkombëtar, në mënyrë që farsa zgjedhore e 11 majit të refuzohet nga çdo partner e aleat i demokracisë shqiptare. Nga ana tjetër, kreu i PD e cilësoi si të turpshme letrën e dërguar misionit të OSBE/ODHIR fill pas 11 majit, teksa Ministri i Jashtëm sipas tij, tenton nëpërmjet presionit të zhbëjë gjetjet dhe akuzat e raportit më të zi redaktuar ndonjëherë në këto 30 vite. Postimi i plotë Takim me Z.Lars Hänsel, drejtor i Departamentit për Europën dhe Amerikën e...