Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha pret zyrtarin e EPP: Mbështetje për zgjedhje të lira dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim në selinë blu këtë të enjte, më 17 korrik, Patrick Voller, Drejtorin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Partisë Popullore Europiane. Gjatë këtij takimi, u diskutua gjendja politike në vend, me theks të veçantë te zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat me të cilat përballet demokracia shqiptare. Kryetari i PD-së thotë se e informoi Voller-in për atë që e quajti “farsë elektorale”, ku, sipas tij, regjimi aktual përdori një rrjet patronazhistësh, teknologji manipulimi dhe ndikimin e karteleve të drogës për të kontrolluar procesin zgjedhor dhe për të emëruar individë në pushtet...