Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha pret delegacionin italian, deputeti Battilocchio: Forza Italia gjithmonë në krah të PD dhe Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur ditën e sotme një delegacion italian, i udhëhequr nga drejtuesi i Forza Italia, njëkohësisht deputet, Alessandro Battilocchio. Gjatë këtij takimi, Battilocchio ka shprehur mbështetjen e tij të pandërprerë për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Nga ana e tij, kryedemokrati Sali Berisha ka bërë një pasqyrë të situatës politike në Shqipëri dhe farsës elektorale të 11 majit. ‘Shqipëria është kthyer nën drejtimin e Edi Ramës në të parin dhe të vetmin narko-shtet në Europë duke u kthyer në një rrezik real për BE-në dhe në veçanti për vendet fqinje si Italia. E garantova Deputetin...