Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha pas takimit me deputetin italian: Lufta kundër farsës zgjedhore do të vazhdojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me deputetin italian dhe drejtuesin e Forza Italia, Alessandro Battilocchio, të cilin e cilësoi si “një mik të vyer të PD-së dhe ndjekës aktiv të zhvillimeve demokratike në Shqipëri”. Përmes një postimi në Facebook, Berisha tha se takimi u përqendrua në analizën e situatës politike në vend dhe “farsës zgjedhore të 11 majit”, për të cilën përsëriti akuzat se ishte e manipuluar dhe e mbështetur në abuzim masiv me burimet publike. “Forza Italia ka qenë gjithmonë në krah të Shqipërisë,” u shpreh Berisha, duke falënderuar Battilocchion për mbështetjen e ofruar...