Bashkia e Tiranës miraton kushtet për licencimin e subjekteve që ofrojnë shërbime funerale

Bashkia e Tiranës miraton kushtet për licencimin e subjekteve që ofrojnë shërbime funerale

Të gjithë subjektet që ofrojnë shërbimet funerale do të duhen të licencohen sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara. Bashkia e Tiranës, përmes vendimit n.44 të datës 10 qershor 2025, ka përcaktuar kriteret dhe kushteve që agjencitë e shërbimit funeral/shtëpitë funerale duhet të plotësojnë për ushtrimin e aktivitetit të shërbimit funeral dhe/ose ofrimin e shërbimit për shtëpi funerale, në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore. Për t’u pajisur me licencë për shërbime funerale, subjektet me NIPT duhet të paraqesin pranë Bashkisë Tiranë një sërë dokumentesh, përfshirë: kërkesën për licencë, vërtetim nga gjykata për mosndjekje penale, vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve shoqërore/shëndetësore, ekstraktin historik me objekt aktivitetin funeral, NIPT-in, si dhe dokumentacion që vërteton përmbushjen e kushteve për mjetet e transportit të...