Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Barazim pa gola ndaj Olimpja Ljubljanës në Conference League, Egnatia reziston në Slloveni
Egnatia ka barazuar pa gola ndaj Olimpjas së Ljubljanës, në ndeshjen e parë turit të 3-të të Conference League. Në stadion Stozice, pjesa e parë ishte interesante, me të dyja skuadrat që ngacmuan portat kundërshtare. Një kontakt Sota-Tam solli penallti për vendasit, por për fat të mirë të kampionëve të Shqipërisë, ekzekutimi i 11-metërshit nga Tam la për të dëshiruar. Egnatia e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Fangaj në fund, por asgjë për t’u shqetësuar për të besuarit e Tetovës, që shkojnë në ndeshjen e kthimit me rezultat pozitiv.