Ballkani fitore minimale, Drita thuajse bëri “gjëmën” në Bukuresht

Ballkani fitore minimale, Drita thuajse bëri “gjëmën” në Bukuresht

Ballkani kaloi me rezultat minimal në stadiumin “Fadil Vokrri” Shamrok Rovers në kuadër të turit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës. Sunday Adetunji shënoi për Ballkanin në minutën e 56-të. Ky rezultat edhe pse i ngushtë rrit shanset e suharekasëve për të kërkuar kualifikimin në ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Irlandë. Ndërkohë Drita në Europa League, turi i tretë vajtje, u duk se do të befasonte sërish. Në Bukuresht ekipi gjilanas u përball me FCSB (Steaua) duke u mposhtur 3-2. Sidoqoftë fillmisht ishte Drita që kaloi përpara me golin e shënuar nga Veton Tusha që në të 7′. Në fillim të së dytës, Arb manaj dyhishon për ekipin shqiptar për të lënë më pas vendasit të bëjnë...