Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Automjeti futet në mes të turmës së njerëzve, rreth 30 persona të lënduar
Të paktën 5 persona janë në gjendje kritike pasi një automjet raportohet se ka hyrë në një turmë njerëzish në Los Angeles, duke shkaktuar panik dhe një numër të madh të lënduarish. Incidenti ndodhi në bulevardin Santa Monica, një zonë shumë e frekuentuar dhe e njohur për turistët dhe banorët lokalë, vetëm pak hapa larg nga Hollywoodi. Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi në orët e pasdites dhe ka përfshirë një numër të konsiderueshëm kalimtarësh që ndodheshin në trotuar në momentin e përplasjes. Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD) ka bërë të ditur se të paktën 30 persona janë lënduar. Ekipet...