Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
At Nikolla Marku, kleriku dhe zelltari i pasionuar i çështjes kombëtare shqiptare merr udhën e përjetësisë
Nga Albert Vataj Mbrëmjen e së shtunës, më 19 korrik, qyteti i Elbasanit humbi një nga bijtë e tij më të dashur, një klerik dhe patriot që për dekada qe zëri dhe zemra e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. At Nikolla Marku, prifti i Kishës “Shën Maria” në lagjen Kala, u largua nga kjo jetë në moshën 77-vjeçare, pas një beteje të gjatë e të rëndë me sëmundjen. Lindur dhe rritur në Elbasan, At Nikolla nuk ishte thjesht një prift. Ai i përkiste atij brezi të rrallë klerikësh që nuk e panë kurrë thirrjen shpirtërore si një status, por si një...