Artizania e fundit në Fier	që punon ende në tezgjah, 68-vjeçarja e përkushtuar te punimet tradicionale shqiptare

Artizania e fundit në Fier që punon ende në tezgjah, 68-vjeçarja e përkushtuar te punimet tradicionale shqiptare

Në një dhomë të thjeshtë gjumi në qytetin e Fierit, vazhdon të gjëmojë ende një zanat i hershëm që po shuhet me kohën. 68-vjeçarja Fitnete Ereqi është ndoshta artizania e fundit në këtë qytet që punon ende në tezgjah. Një jetë të tërë e ka kaluar mes fijeve të leshit dhe dizenjove tradicionale shqiptare. “Punën e kam filluar në moshën 18-vjeçare në leshpunuesen e Fierit. Ishim mbi 500 gra që punonim sixhade për eksport. Vazhduam deri në fillim të viteve ’90, pastaj u mbyll gjithçka. Unë nuk u ndala – bleva një tezgjah dhe e vendosa në dhomën e gjumit....
Burimi: Top-Channel.tv