Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Arsenal nuk heq dorë nga Rodrygo, kjo është oferta e parë e londinezëve për Real Madridin
19 Korrik 2025 11:15 Telesport Arsenal jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga interesimi për brazilianin Rodrygo, por shumë shpejt do i dërgojë Real Madridit ofertën e parë zyrtare. Klubi londinez po përgatit një propozim prej 80 milionë eurosh për të bindur Real Madridin të shesë sulmuesin brazilian, sipas raportimeve të mediave të ndryshme spanjolle. Me ardhjen e Xabi Alonso-s, Rodrygo ka humbur vendin e titullarit dhe duket se nuk preferohet nga trajneri bask, ndaj po mendon largimin nga Madridi. Në anën tjetër, drejtuesit e “Los Blancos” janë të hapur për largimin e 24-vjeçarit, por vetëm në rast se...