Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Anija turistike përmbyset mes stuhisë në Vietnam/ Rritet bilanci tragjik i viktimave, shkon në 34 numri i të vdekurve
Të paktën 27 persona kanë humbur jetën pasi një anije turistike u përmbys në Gjirin Ha Long të Vietnamit, sipas raportimeve nga media shtetërore. Anija “Wonder Sea”, e cila mbante 53 persona në bord, përfshirë pesë anëtarë të ekuipazhit, u përmbys të shtunën rreth orës 14:00 me orën lokale, si pasojë e erërave të forta. Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve të Vietnamit, ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë 11 të mbijetuar, teksa numri i viktimave ka shkuar në 34, tetë prej të cilëve janë fëmijë. Identitetet dhe kombësitë e turistëve ende nuk janë konfirmuar, ndërsa operacionet e kërkimit dhe...