Aksident në punë! Përmbyset mjeti bujqësor në Divjakë, humb jetën 62-vjeçari

Aksident në punë! Përmbyset mjeti bujqësor në Divjakë, humb jetën 62-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të diele në Divjakë. Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Mjeti bujqësor që ai po drejtonte është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen. “Në datë 20.07.2025, shtetasi M. M., 62 vjeç, duke punuar në një tokë arë me një mjet bujqësor, dyshohet se aksidentalisht mjeti është përmbysur dhe për pasojë 62-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv  
Burimi: Vizionplus.tv