Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Aksident në Lezhë, këmbësorja përplaset nga automjeti dhe transportohet menjëherë në spital
Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë pranë qytetit të Lezhës. Një automjet tip Golf ka përplasur një këmbësor në lagjen “Gurra”. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shtetasi i dëmtuar sapo kishte dalë nga një market i zonës dhe po kalonte rrugën, kur është goditur nga automjeti. Dyshohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka pikasur në kohë këmbësorin. I plagosuri është transportuar menjëherë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Top Channel