Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në Divjakë/ Përmbyset mjeti bujqësor dhe e zë poshtë, humb jetën 62-vjeçari(Emri)
Një 62 vjeçar nga Divjaka ka humbur jetën ditën e sotme. Maliq Meta ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij bujqësore në rrugën e parcelave kur në një moment ka humbur kontrollin e mjetit duke u përmbysur në kanal. 62 vjeçari është bllokuar në mjet dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Edhe pse janë afruar menjëherë bashkëfshatarët e tjerë për t’i dhënë ndihmë nuk kanë arritur ta shpëtojnë.