Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 54-vjeçari

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 54-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv