Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet. Sipas informacionit paraprak të policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi H. M., rreth 27 vjeç, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç. I dëmtuari u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë pak më vonë. “Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e...