Aksident i rëndë në Maliq, përplasen tre automjete, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i rëndë në Maliq, përplasen tre automjete, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Symizë në Maliq, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Ngjarja ka shkaktuar panik te banorët e zonës dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve që ndodheshin në aksin rrugor në momentin e përplasjes. Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona. Ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën...
Burimi: Syri.net