Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do të konstituohet Kuvendi i Kosovës? Albin Kurti takim me Fatmir Limajn
Ka përfunduar takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me kryetarin e Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj. Takimi është mbajtur në një nga lokalet në Prishtinë, në afërsi të selisë së partisë së Limajt. Deri më tani, nuk ka detaje mbi ecurinë e takimit dhe nëse ka pasur përafrim të qëndrimeve mes dy partive që do të çonte në një marrëveshje politike. Vetëvendosje dhe Nisma po negociojnë me muaj për një mundësi bashkëpunimi pa ndonjë rezultat. Arsyeja është fakti që Limaj kërkon postin e kryeparlamentarit, por Kurti nuk ka qenë i gatshëm për këtë kompromis