Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘500 mijë euro dëm vetëm me një “goditje’/ Dosja e SPAK-ut: KPP ndërhyri në mënyrë të paligjshme në një tender. Jonaid Myzyri…
SPAK akuzon titullarin e Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij se kanë ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në vendimmarrje, duke shpallur fitues të tenderit për mirëmbajtjen e rrugës Rreshën-Ura e Repsit bashkimin e operatorëve ekonomikë që kishin paraqitur ofertën më të lartë, duke shkaktuar një dëm prej afro 500 mijë eurosh buxhetit të shtetit. “Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka zbatuar drejt ligjin, pasi me vendimet e tij nuk ka udhëzuar autoritetin kontraktor të korrigjojë shkeljet e mundshme apo të ndalojë sjelljen e jashtëligjshme të saj, por në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndërhyrë duke i diktuar...