Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje

Atentati me 2 viktima në Rinas, policia shoqëron një person për ta marrë në pyetje

Forcat speciale kanë shoqëruar mbrëmjen e sotme një person të dyshuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në Rinas më 11 nëntor, nga i cili humbën jetën Gilmando Dani dhe efekti i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani. Ende nuk dihen identiteti dhe vendi i saktë ku është shoqëruar, por burimi bën të ditur se ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Personi nuk është i ndaluar, por është marrë për t’u pyetur në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen. Atentati ndodhi në një nga zonat më të sigurta, rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit. Por në orën 14:15 të 11 nëntorit, për rastësi aty pranë nuk ndodhej asnjë forcë policie, siç zakonisht stacionohen pranë aeroportit. Gilmando Dani, sapo kishte zbritur nga avioni nga një fluturim nga Barcelona, ku...