Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
“236 milionë euro detyrime shtetit shqiptar”, eksperti: Ja skema që Bankers përdori për t’i ikur detyrimeve në Shqipëri
Çfarë po ndodh me Bankers Petroleum në Shqipëri? Kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa theksoi se kompania Bankers Petroleum akuzohet se ka fshehur të ardhurat në mënyrë që t’u shmanget detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Sipas Sefës, arbitrazhi vendosi një vit më parë që Bankers Petroleum i detyrohet 236 milionë euro shtetit shqiptar. Ai theksoi se skema që përdorte Bankers ishte përmes deklarimit të humbjeve, ndërkohë që raportohet që xhiro të ketë qenë më shumë se 1.0 miliard euro. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë skeme është kjo, çfarë ndodh kur themi Bankers për një ekonomist? Sefa: Është një nga investitorët që u soll për të rijetëzuar...