Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Miratohet buxheti në Komisionin e Ekonomisë/ 60 amendamentet e opozitës u rrëzuan, konfirmohet rialokimi i fondeve për 12 institucione
Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2026 ka marrë dritën jeshile në komisionin e Ekonomisë. Pas ditëve të tëra diskutimesh në komisione dhe një seance maratonë në komisionin përgjegjës të ekonomisë, punësimit dhe financave, buxheti për vitin 2026 u miratua me 7 vota pro. Një buxhet prej 8.9 miliardë euro i përqendruar më së shumti në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale dhe Minstrinë e Infrastrukturës si dhe në drejtim të investimeve, pagavee pensioneve nuk do të ketë ndryshime në vlerë, përvec rialokim fondesh duke ju dhënë buxhet dhe punonjës shtesë 12 institucioneve publike. Deputetët e opozitës si dhe socialisti Erion Braçe prezantuan rreth 60 amendamente në total lidhur me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. 42 prej tyre u propozuan vetëm nga Partia Demokratike. Ndër të...