“Jam gati për zgjedhje”, Zelensky: Ndërkombëtarët të garantojnë sigurinë e botës

“Jam gati për zgjedhje”, Zelensky: Ndërkombëtarët të garantojnë sigurinë e botës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën se ishte gati për zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ishin planifikuar për vitin 2024, por u shtynë për një kohë të pacaktuar për shkak të luftës me Rusinë. “Do të jem në Ukrainë nesër dhe pres propozime nga partnerët dhe parlamentarët tanë mbi ndryshimet ligjore që do të lejonin mbajtjen e zgjedhjeve gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, tha presidenti Zelensky. “Duke pasur parasysh që kjo çështje është ngritur nga presidenti i SHBA-së dhe partnerët tanë europianë, do të jem i qartë: Jam gati”, shtoi ai. Ajo që ai i kërkoi SHBA-së dhe Europës është të garantojnë sigurinë e votës. Në këtë rast, tha ai gjithashtu, Ukraina mund të shkojë në zgjedhje “brenda 60 deri në 90 ditësh”. Në një...