Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dëmtuan buxhetin duke marrë fonde publike, prokuroria lëshon 5 masa arresti ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës
Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Hetimet nisën nga denoncimi i një qytetari për shembjen e pallatit të tij nga IMT pa vendim zyrtar. Sipas Prokurorisë, në janar 2021 u shembën gjashtë objekte, përfshirë pallatin nr.140, ndërsa në mars Këshilli Bashkiak miratoi fond për demolimin e 15 pallateve, disa prej të cilëve ishin prishur më parë. Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë. Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese....