EMRAT/ Dyshohet se ‘grabitën’ fondet publike për punë fiktive, kush janë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të hetuar nga Prokuroria

EMRAT/ Dyshohet se ‘grabitën’ fondet publike për punë fiktive, kush janë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të hetuar nga Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Gazetarja Anila Hoxha raporton se bëhet fjalë për Aurel Cuko -Drejtor i Përgjithshëm i emergjencave civile, Bashkia Tiranë Elehana Guce-Përgjegjëse e sektorit te kompensimit nga fatkeqësive natyrore Rexhina Rakipi-specialiste IMT Sokol Qehahaj -Specialist IMT Aleksandra Mahmutllari -Mbikëqyrëse Punimesh Shyqyri Maloku-Subjekt privat Fatmir Firi-Subjekt privat Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë. Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese. Top Channel