Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Bie nga kati i tretë i pallatit e moshuara në Korçë, mbetet mes murit dhe kondicionerit
Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës së saj në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorit të kondicionerit që ka pallati. Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shpëtimin e të moshuarës. Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Top Channel