Policia zbulon bandën shqiptare që grabiste traktorë në Itali, 45 mjete të vjedhura dhe 2.5 mln euro dëme

Policia zbulon bandën shqiptare që grabiste traktorë në Itali, 45 mjete të vjedhura dhe 2.5 mln euro dëme

Karabinierët italianë kanë çmontuar një bandë “skifterësh” shqiptarë që grabisnin traktorë bujqësorë me qëllim trafikimin e tyre apo shitjen për pjesë, me qëllime përfitimi. Operacioni është kryer në zonën e Modenës ditët e fundit, ndërsa 4 persona ranë në pranga, të gjithë shqiptarë të moshave 58, 46, 44 dhe 21 vjeç. Ata mbahen përgjegjës për vjedhjen dhe trafikimin e të paktën 45 mjeteve, nga të cilët 28 janë traktorë dhe të tjerët makina, me vlerë dëmi 2,5 mln euro. 14 prej mjeteve janë gjetur dhe u kthyen tek pronarët. Grupi dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale të dedikuar për vjedhjen e traktorëve bujqësorë, marrjen e mallrave të vjedhura dhe pastrimin e makinave të vjedhura. Gjykatësi i Hetimeve Paraprake, konfirmoi dje arrestimin dhe urdhëroi...