“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

“Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh”, Mërtiri: Opozita e pafuqishme për të bërë protesta

Analisti Ergys Mërtiri tha se opozita është e pafuqishme për të bërë protesta dhe e pafuqishme për të shfaqur mbështetje mbarëpopullore. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Mërtiri deklaroi se Berisha kërkon t’i kënaqë të tijtë me lugë të vogla bosh, të cilat sipas analistit nuk prodhojnë realisht aksionin opozitar, por thjesht mbajnë të ingranuar një pjesë militantësh. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë problem të madh se kush do jetë Avokati i Popullit, por siç shtoi Mërtiri, opozita nuk është e qartë. INTERVISTA E PLOTË: Çfarë ka sipas teje pas këtij debati, përse Partia Demokratike u tërhoq nga mbështetja që kishte dhënë për një numër kandidatësh? Mërtiri: Partia Demokratike...