Gjysma e Kievit në terr pas sulmeve ruse, Ukraina ndërmerr hapa për kursimin e rrymës

Gjysma e Kievit në terr pas sulmeve ruse, Ukraina ndërmerr hapa për kursimin e rrymës

Ukraina do të vendosë kufizime të reja për përdorimin e rrymës dhe do të lejojë importe shtesë të energjisë, ndërkohë që po bën përpjekje për ta ndrequr infrastrukturën e dëmtuar nga sulmet ruse, tha të martën vonë kryeministrja Yulia Svyrydenko. Forcat ruse kanë rritur ndjeshëm numrin dhe intensitetin e sulmeve ndaj infrastrukturës së gazit dhe energjisë në Ukrainë gjatë muajve të fundit, duke shënjestruar si termocentralet, ashtu edhe sistemet e bartjes së energjisë elektrike. Në javët e fundit qytetarët në shumë rajone të Ukrainës po përballen me ndërprerje të vazhdueshme dhe të papritura të rrymës. Të martën, rreth gjysma e banorëve të kryeqytetit Kiev mbetën njëkohësisht në terr. “Ndriçimi shtesë për ndërtesat, rrugët, parqet, dritat dekorative dhe reklamat e jashtme në qendrat e qyteteve nuk...