Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Premtuan kontratë pune në Gjermani, morën paratë dhe “u zhdukën”/ Fiks Fare zgjidh problemin
Një qytetare nga Tirana i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare pasi ka rënë pre e një mashtrimi me premtimin për punësim në Gjermani. Ajo tregon se ka paguar 2 mijë euro në një zyrë që operon me emrin “REMANY Office”, e cila i kishte garantuar se brenda një viti do t’i siguronte kontratë pune ose, nëse kjo nuk ndodhte, do t’i kthente të gjithë shumën e paguar. Sipas saj, gjithçka nisi pasi pa një reklamë të agjencisë në një televizion dhe më pas komunikoi me to përmes rrjeteve sociale. “Më kërkuan pagesën për të nisur procedurat. Ma premtuan me garanci: ose punë brenda vitit, ose kthim parash. Pagova 2 mijë euro, siç ma kërkuan,” tregon qytetarja. Por, sipas saj, një vit më vonë, në...