Amnistia Fiskale, Bozdo: Skemë për pastrim parash, me rrezik të lartë për abuzime

Amnistia Fiskale, Bozdo: Skemë për pastrim parash, me rrezik të lartë për abuzime

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në një emision televiziv, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se projektligji për ‘paqen fiskale’ është një skemë e rrezikshme që krijon terren për pastrim parash dhe jo një mekanizëm real për ndihmën e biznesit. Bozdo theksoi se paketa fiskale përfshin dy ligje, faljen e detyrimeve dhe amnistinë fiskale,  duke krijuar, sipas tij, një mozaik masash që e bëjnë procesin të paqartë, të rrezikshëm dhe potencialisht abuziv. ‘PD ka kërkuar që të gjithë ata që ndryshojnë bilancet, gjendjen e cash-it, asetet, borxhet apo kapitalet, deri në tre vitet e fundit, të kalojnë për verifikim të detyrueshëm nga organet e inteligjencës financiare. Kjo do të frenonte çdo tentativë për pastrim parash,’ u shpreh Bozdo. Ai shtoi se Partia...