Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Projektbuxheti i 2026, Zhulali: Pa transparencë nga mazhoranca, do kërkojmë llogari për qytetarët
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kanë nisur një nismë për të zhvilluar një sërë konsultimesh publike me qytetarët dhe grupet e interesit, me synim përfshirjen e zërit të tyre në diskutimet për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kjo lëvizje vjen si përgjigje ndaj asaj, që opozita e cilëson si mungesë totale transparence dhe dialogu nga ana e mazhorancës socialiste, duke theksuar se konsultimi i fundit i mirëfilltë me banorët ka ndodhur vite më parë. Konsultimi i parë pritet të ndodhë pikërisht me familjet e prekura nga tërmeti i vitit 2019, të cilat ende nuk kanë marrë një zgjidhje për banesat e tyre të dëmtuara ose kontestojnë procesin e rindërtimit. E ftuar në një studio televizive, anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës në...