Gjermania bie dakord të mos i kthejë azilkërkuesit në Greqi

Gjermania bie dakord të mos i kthejë azilkërkuesit në Greqi

Bota E Martë, 9 Dhjetor 2025 20:52 Qeveria greke tha sot se ka siguruar një marrëveshje me Gjermaninë dhe shtetet e tjera të BE-së, sipas së cilës nuk do të jetë e detyruar të marrë mbrapsht azilkërkuesit derisa të hyjë në fuqi sistemi i reformuar evropian i azilit. ”Sipas marrëveshjes, azilkërkuesit që kanë hyrë në Greqi në mënyrë të parregullt dhe më pas kanë udhëtuar drejt një vendi si Gjermania para 12 qershorit 2026 nuk do të kthehen në Greqi”, tha Ministria greke për Migracionin dhe Azilin. Rreth 515,000 të ashtuquajturat raste të Dublinit më shumë se 100,000 prej tyre nga katër vitet e fundit nuk do të transferohen nga Gjermania në Greqi në mënyrë retroaktive. Megjithatë, transferimet sipas sistemit të Dublinit të BE-së –...