Përplasje në protestën para Kryeministrisë mes Adriatik Lapajt dhe policisë

Përplasje në protestën para Kryeministrisë mes Adriatik Lapajt dhe policisë

Një përplasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ku po zhvillohet protesta e organizuar nga kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Lapaj dhe mbështetësit e tij vendosën disa tenda në trotuarin përballë godinës qeveritare, si simbol qëndrese dhe vazhdimësie të protestës. Pak minuta më pas, në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilat kërkuan heqjen e tendave, duke e konsideruar vendosjen e tyre të paligjshme pa leje. Ky veprim solli një përplasje verbale dhe fizike të lehtë, ku Lapaj kundërshtoi ndërhyrjen e uniformave blu, duke deklaruar se protesta është paqësore dhe se policia nuk ka të drejtë të pengojë qëndrimin e qytetarëve në hapësirën publike. Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë se situata është tensionuar për disa momente, ndërsa protestuesit janë rreshtuar përpara...