Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dritan Gripshi mbetet jashtë sistemit: KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi. Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar. Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare. Vendimi i KPA: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues,...