Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“37 ditë për të shpëtuar NIS-in nga kolapsi”, Vuçiç paralajmëron krizë historike
Presidenti Aleksandar Vuçiç tha të martën, 9 dhjetor, se ka tre mundësi për zgjidhjen e çështjes së Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), e cila është nën sanksione të SHBA-ve për shkak të pronësisë së saj ruse. Presidenti serb tha se mundësia e parë është që amerikanët t’i japin një licencë NIS-it ose t’i heqin sanksionet kundër kompanive ruse, “gjë që është e pamundur”. Ndërsa, sipas tij, mundësia e dytë është se “ka më shumë të ngjarë që rusët t’ia shesin aksionet e tyre një kompanie tjetër. Shpresoj se do ta bëjnë këtë. Dhe, e treta, dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë, që ne do të duhet të veprojmë si shtet”. Presidenti serb tha se çështja e NIS-it duhet të zgjidhet brenda një...